Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur i vendosur për të mos u përkulur në këtë betejë që ka nisur.
Basha shtoi se Berisha për të ka pushuar së qenuri një çështje dhe bën mirë që të heq dorë nga manipulimi i demokratëve.
“Çdokush që shkel sakrificat e demokratëve do ta marrë përgjigjien. Këtë forcë nuk do ta marrë peng as Rama e as Berisha, një njeri që ka përfunduar si “non grata” i aleatit tonë të fuqishëm. Koha jote është ndalur, e ke ndalur vetë, kemi thyer e shkelur standardet tona për të të shpëtuar prandaj hiq dorë. Ndale këtu përpjekjen tënde me njërëzit e tu qe janë turp i PD, cliroji ata që i ke manipuluar.
Ai ka pushuar së qenuri një cështje për mua dhe PD i është berë e qartë 3 ditë më partë se cdo asocim me këtë njeri e bën partinë të pavlefshme.
Nuk e ul qafën para askujt e asgjëje, por shqipëria sot është peng i krimit e korrupsionit. Është qesharake kjo paçavure”, është shprehur Basha./albeu.com/