36 pacientë po marrin trajtim mjekësor për Covid-19 në ShSKUK

Shërbimi Klinik Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftruar që QKUK dhe në spitalet e tjera të përgjithshme në Kosovë, janë duke u trajtuar aktualisht 36 pacientë, 6 prej tyre pozitiv me COVID-19 kurse 30 të tjerë post-COVID.

“Në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor 2021, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë, 6 prej tyre  me Covid-19 pozitivë  dhe 30 të tjerë  post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5  pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme”, thuhet në raportin e ShSKUK-së.


Shtuar 12.12.2021 11:36