Shënohet gol në mjegullën e dendur, tifozët nuk panë asgjë (VIDEO)

Një skenë mahnitëse ka ndodhur në Poloni.

Situata e motit ka ndikuar edhe në futboll, ndaj një gol është shënuar në mjegullën e dendur.

Askush nuk e pa topin duke e kaluar vijën e portës, ashtu si edhe portieri.

Gjithçka ndodhi në minutën e 94-t në ndeshjen Rakov – Piast, teksa tifozët vetëm disa minuta më vonë e morën vesh se u shënua gol.

Rakovi festoi, kurse shënuesi i golit të “padukshëm” ishte Mateusz Vdovjak.


Shtuar 11.12.2021 13:19