Zyrtare: Tottenham-Rennes nuk luhet, Spurs rrezikojnë eliminimin

Ashtu si në dy sezonet me Interin edhe në aventurën me Tottenham Hotspur, eksperienca e Antonio Contes në kompeticionet europiane për të tretin vit radhazi do të mbyllet në fazën e grupeve.

Tottenham është në prag eliminimi nga grupet e Conference League pa zbritur fare në fushë, pasi UEFA ka dalë sëfundmi me një komunikatë për ndeshjen mes Spurs dhe francezëve të Rennes në program për t’u luajtur të enjten në mbrëmje por që u shty pasi klubi anglez kishte disa lojtarë të prekur nga COVID-19.

Në komunikatën e UEFA-s lexohet që është e pamundur që ndeshja mes Tottenham dhe Rennes të luhet brenda këtij viti siç është në rregulloren e UEFA-s për shkak të mungesës së dative të lira dhe në këtë mënyrë londinezët me shumë gjasa do e humbasin ndeshjen 0-3 në tavolinë pasi Rennes bëri detyrën duke udhëtuar drejt Anglisë në mesjavë. Në këtë mënyrë në fazën tjetër të Conference League do të shkojë skuadra holandeze e Vitesses që fitoi sfidën ndaj Muras me shifrat 3-1 duke zbritur skuadrën e Contes në vendin e 3-të në grup.

Pas kësaj komunikate të UEFA-s ku bëhet e ditur se është e pamundur që të gjendet një datë për rikuperimin e sfidës, tashmë pritet të vijë vendimi që Tottenham ta humbasë ndeshjen 0-3 në tavolinë, verdict që do të sillte edhe eliminimin e bandës së Contes nga Conference League


Shtuar 11.12.2021 11:34