Shi dhe borë në fundjavë kosovë

Moti me të reshura që filluan ditën e djeshme, vazhdon edhe ditëve të fundjavës, ku priten edhe të reshura shiu ditën e shtunë, e të dielën edhe me reshje bore, ndërsa temperaturat pësojnë rënie.

Sipas Prishtina Weather, java e ardhshme po pritet të karakterizohet nga mot më i ftohtë. Fillimisht të hënën kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe. Të martën e mërkurën me vransira e intervale me diell.

“Moti me reshje dhe fuqizim të erës në ditët e fundjavës, do të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim, ku indeksi do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë edhe në të mira. Nga e diela mbrëma, gjatë periudhave të qetësisë, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta”, thuhet në njoftim.

11.12 – Kryesisht vranët dhe me shi, e paradite edhe me erë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë. Në vise malore priten reshje të dendura bore.

12.12 – Më ftohtë, vranët e kohëpaskohe priten edhe reshje bore. Në vise të ulëta nga Dukagjini reshje shiu.

13.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Paradite mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira.

15.12 – Ftohtë, me vransira e diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në 0C të dielen, e deri të mërkurën edhe në -5C. Maksimalet pas rënies ditën e diele, do të luhaten ndërmjet 0C e 2C.

Të shtunën era frynë nga juglindja edhe mesatarisht e fuqishme, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin nga krahu verior, e nga e diela frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e shtunë, më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.


Shtuar 10.12.2021 19:33

Tags: , ,