Katër deputetët e Alternativës kanë ndryshuar vendet në Kuvend, duke kaluar në anën ku ulen deputetët e shumicës parlamentare.
Ata tani janë ulur prapa deputetëve të BDI-së, ku dikur uleshin deputetët e Lëvizjes Besa.
Këta të fundit tani qëndrojnë në anën e opozitës, respektivisht prapa deputetëve të VMRO-DPMNE-së, aty ku janë edhe ata të Aleancës për Shqiptarët.
Këto ndryshime vendesh të deputetëve vijnë pasi Alternativa tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Qeverisë, shumicë e cila ka arritur në 64 deputetë.
Me hyrjen në Qeveri, partia e Afrim Gashit do të marrë nën drejtim disa institucione, ndërsa ndër resorët më të larta që do të drejtojë janë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo për Shoqëri Informatike dhe Administratë./TV21