Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të vizitojë sot Shqipërinë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kuvendi në Maqedoni dhe pritet që kjo të jetë një vizitë pune.
Gjithashtu burime nga Kuvendi thonë se kryeparlamentari Xhaferi do të shpallet qytetar nderi i Bashkisë së Lezhës.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, sot do të udhëtojë në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Në suazat e vizitës, Kryetari do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, ndërsa në orët e pasdites parashikohet edhe udhëtimi i tij në Komunën e Lezhës ku është paraparë shpallja e Kryetarit Talat Xhaferi për qytetar nderi të Komunës Lezhë”, theksojnë burimet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut./albeu.com/