PSG hakmerret ndaj Bayern për finalen e humbur të Champions League, shkruan Albeu.com.
Francezët kanë fituar 2-3 ndeshjen e parë të çerekfinale të Chamions League.
Ndeshja nisi mjaft mirë për PSG teksa realizuan me Mbappe që në minutën e 3′, ndërsa në minutën e 28 Marquinos dyfishoi shifrat.
Megjithatë PSG u shokua teksa Bayern realizoi dy herë me Chumbo-Moting 37′ Muller 60′.
Por PSG ishte më superiore dhe ishte Mbappe ai që realizoi në minutën e 68′ duke e mbyllur këtu supersfidën me dopietë.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet më 13 prill në Paris. /albeu.com/