Një vit nga vrasja e Klodian Rashës, babai: Të gjendet kush e vendosi armën (VIDEO)

Sot bëhet një vit nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Babai i Klodianit në homazhet e djalit të ndjerë ka dalë në një prononcim për mediat, ku është shprehur se kjo tragjedi i ka plagosur shpirtin.

Qazim Rasha ka kërkuar nga shteti të gjejnë se kush e ka vendosur armën në vendin ku iu vra djali.

“Lus Zotin që të tilla tragjedi  të mos ekzistojnë në asnjë vend të botës mua më plagosi shpirtin mua më ndau zemrën, kjo ka qenë arsyeja që ditën e parë që iu kam kërkuar që këtë lloj plage të mos e imagjinojë askush. Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 2031 një nënë një baba aq më tepër një malësor si puna ime të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun  e fëmijës së vetë. Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetarë apo pushtetarë.

Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ndoshta ta bëjë. Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkrimojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej  vetë.

Tragjedi e plagë të tilla lus zotin të mos i ndodhë askujt”, tha ai.

Çfarë ndodhi më 8 dhjetor 2020?

Më 8 dhjetor, rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm sepse shkeli orën policore gjatë pandemisë.

Gjithçka ndodh për pak sekonda, mbasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Klodiani ikën me vrap dhe njëri prej tyre, Nevaldo Hajdaraj, i vihet nga pas. Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe tre hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu , ndërsa shfaqen në radio.

Për pak sekonda Klodiani ndërron jetë. Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 14 korrik Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn për vrasjen e Klodian Rashës.

Fillimisht Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.

Hajdari do të vuajë vetëm 10 vite të dënimit, për shkak se ka përfituar ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 09:49