Sot Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg Lulzim Berishën.
Burimet bëjnë me dije se vendodhja e tij ende nuk dihet pasi u la i lirë pak kohë më parë.
Si u lirua nga burgu Lulzim Berisha:
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka liruar me kusht Lulzim Berishën, i njohur ndryshe si ish kreu i Bandës së Durrësit. Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.
Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”. Trupi gjykues vendosi Lul Berishës që do lirohej me kusht .Berisha i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
Vijon… /albeu.com/