I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se votimi i qeverisë së re do të ndodhë në mënyrë demokratike. Ai ka thënë se nuk do të cenohet Kushtetuta e Kosovës dhe se ajo do të respektohet maksimalisht.
‘’Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, përmes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike përmes votës se përfaqësuesve te popullit ne Kuvend.’’, thotë Hoti.
Të lidhura
None found
‘’Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet.’’, shton ai.
Hoti është nominuar për kryeministër nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë muajin që lamë pas. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, thotë se nominimi i tij është jokushtetues pasi nuk janë përcjellur procedurat duke u mandatuar së pari fituesi i zgjedhjeve. VV ka dërguar çështjen e dekremtimit në Gjykatën Kushtetuese. Seanca për votimin e qeverisë së re është thirrur për të shtunën.
