Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm, ku zona bregdetare dhe e ulët mbetet e përfshirë nga reshjet e shiut. Ndërsa zonat veriore dhe lindore do të kenë prezentë reshjet në formë dëbore. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke bërë që herë pas here të kemi intervale me rrebeshe shiu në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë, duke luhatur nga -2 gradë celsius deri në 14 gradë celsius.
Kosova; Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë motin në Kosovë gjatë paradites, KU më të dukshme reshjet do jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të saj. POR duke ju afruar mesditës vranësirat dhe reshjet largohen nga Kosova duke ja lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas hershme.
Maqedonia e Veriut; Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe reshje dëbore në zonat malore të MV. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike edhe pse herë pas herë do ketë intervale me kthjellime./albeu.com