Pas humbjes së gjashtë në 14 ndeshje, Leipzig ka vendosur të shkarkojë nga detyra teknikun Jesse Marsch.
Kontrata e tij skadonte në qershor të vitit 2023 por performanca e dobët ka detyruar drejtuesit e klubit të ndërpresin marrëveshjen midis tyre.
Kundër Manchester City në Champions League, ekipi gjerman do të drejtohet nga zëvendësi Achim Beierlorzer./h.ll/albeu.com