Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku i ka kërkuar kryebashiakëve të qarkut të Durrësit, që ta marrin seriozisht situatën e reformës së ujit.
Kërkesat ajo i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me ta.
Sipas ministres, Durrësi është në një situatë specifike dhe kjo është një arsye më shumë që vëmendja të jetë e shtuar.
“Është një situatë që unë kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkive. Nuk ka lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Ata kryejnë një detyrë që ua keni deleguar ju. Janë në varësinë tuaj. Durrësi për ne është një situatë specifike që e trajtojmë brenda ministrisë në kushte të tjera. E kuptojmë kompleksitetin. Si në rastin e Krujës dhe Durrësit në tre vitet e fundit, ju keni punuar bashkë me mua, e dini shumë mirë investimin që është bërë.
Duke pasur parasysh patjetër që i përket një qarku tjetër Kavaja dhe Rrogozhina. Normat e arkëtimit në Kavajë në 2021 është 24.9( dhe në 2020 ka qenë 31%, keni një rënie. Ndërkohë Rrogozhina është 64.4%, ka një përmirësim të lehtë. Gjithë ujin e Rrogozhinës ju ia faturoni shtetit. Keni zgjedhur që shteti të jetë bamirës në këtë rast”, u shpreh ajo./albeu.com/