E rëndë në Vlorë, komshinjtë gjejnë pa shenja jete 60-vjeçaren në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Policia bën me dije se komshinjtë kanë gjetur pa shenja jete një 60-vjeçare në banesë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.12.2021, në lagjen ” Pavarsia”, Vlorë,  është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetasja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme.  Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.12.2021 21:24