Frederico Valverde ishte më meritori që Real Madrid ka një kup më shumë në sirtarin e tyre.
Ai bëri një ndërhyrje ndaj Moratës që po shkonte i vetëm drejt golit dhe u ndëshkua me të kuq.
Pas ndeshjes, trajneri Diego Simeone tregon se i kishte thënë se bëri lëvizje të bukur dhe të duhur në atë rast.
“Ishte lëvizja më e bukur! I thashë se çdokush do ta kishte bërë. E nisëm mirë, por më pas Reali u rrit. Valverde bëri lëvizjen e duhur, na hoqi mundësinë e golit”, tha Simeone pas ndeshjes.
Valverde u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.