DETAJET/ Policia greke zbardh të shkuarën e shqiptarit që u ekzekutua pranë biznesit të tij

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Marius Dhiamandi.

Ai u qëllua teksa ishte duke qëndruar në pikën e tij të karburantit, ndërsa kushëriri i tij u plagos rëndë.

“Protothema” shkruan sot se 35-vjeçari shqiptar ishte “klient” i qarkut të helenizimeve të paligjshme, që pajisnin me dokumente greke kriminelë kundrejt shumave që varionin duke filluar nga 30 mijë euro.

“Viktima (shqiptari) kishte marrë identitet të rremë dhe është greqizuar si emigrant nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik” shkruan gazeta greke për 35-vjeçarin me një të kaluar kriminale.

Por si funksiononte rrjeti i pajisjes me dokumente greke për kriminelët?

Organizata kriminale u godit ditën e djeshme. Deri më tani janë konfiskuar mbi 600 mijë euro, ndërsa vetëm në kasafortën e oficerit që ishte truri i rrjetit janë gjetur 320 mijë euro.

Organizata thuhet se ka funksionuar që nga prilli 2013. Në total, sipas hetimeve të deritanishme, në organizatën kriminale ka prova se janë përfshirë 34 punonjës policie (lexo ketu).

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se të paktën nga data 2013 deri më 2021 është krijuar dhe ka funksionuar një organizatë kriminale e përbërë kryesisht nga grekë.

Rrjeti kishte krijuar një rrjet tjetër bashkëpunëtorësh dhe ishte aktiv në dhënien e kartave (zakonisht) greke të identitetit, pasaportave greke dhe patenta shoferësh për shtetas të huaj me precedentë të rëndë kriminalë, që kërkonin fitimin e pronave të paligjshme./albeu.com/