Eduart Selami reagon për herë të parë për situatën në PD: Berisha, fatkeqësi për partinë

Ish-kreu i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën politike të krijuar në Partinë Demokratike.

Selami u shpreh se debati në PD ishte i vonuar. Për Bashën tha se nuk është lider pasi është vënë nga Berisha, ndërsa për këtë të fundit tha se është fatkeqësi për PD-në

“Debati në Partinë Demokratike ishte i vonuar. Fatkeqësi e PD ka qenë Sali Berisha. Basha ta kishte filluar këtë debat më përpara. Basha nuk është lider, është i vënë nga Sali Berisha”, tha Selami./albeu.com

 


Shtuar 1.12.2021 18:42