Nasser Al Khater, drejtori ekzekutiv i komitetit organizativ të Katar 2022, u intervistua nga CNN, ku foli për çështjet më të nxehta në kuadër të eventit të kampionatit botëror.
Në veçanti, iu referua të drejtave të komunitetit LGTBIQ në vendin aziatik dhe sesi situata aktuale do të ndikojë tek fansat që synojnë të ndjekin të preferuarat e tyre.
“Katari është trajtuar në mënyrë të padrejtë që nga zgjedhja e tij në 2010. Kupa e Botës supozohej të ishte katalizatori për ndryshim, të gjithë janë të mirëpritur dhe nuk është e vërtetë që homoseksualët në Katar ndihen të pasigurt.” Por Al Khater vendos menjëherë “kufijtë”: “Katari është një vend konservator nga pikëpamja e perceptimit të dashurisë në publik. Ne i kërkojmë fansave të na respektojnë ashtu siç respektojmë kulturat e tjera. Ne i kuptojmë dallimet./h.ll/albeu.com