Rastësia tragjike, vajza kalon në rrugë dhe sheh nënën e aksidentuar për vdekje (FOTO LAJM)

Një rastësi tragjike ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin Aksaray të Turqisë, ku mbeti e vdekur një grua.

Sipas “Milliyet”, pjesa më e vështirë ishte kalimi pranë trupit të pajetë të së ëmës, i vajzës së saj, e cila nuk dinte asgjë për ngjarjen dhe po kalonte aty rastësisht.

Gruaja po kalonte rrugën për të shkuar tek shtëpia e vajzës me qëllim kujdesjen ndaj vajzave të vogla pasi e reja do të shkonte në punë. Papritur ajo u përplas nga një kamion.

Pasi vërejti që nëna po vonohej, vajza i mori vetë fëmijët e saj për t’i dërguar në shkollë, por kur kaloi aty pa që kishte ndodhur një aksident. Ajo e identifikoi menjëherë viktimën si nënën e saj duke mos përmbajtur lotët.

Shoferi i kamionit u arrestua dhe do të japë llogari për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Kujtojmë se Turqia është një ndër vendet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore në raport me numrin e popullsisë./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 14:24