I hedh “grepat” Beniadës, Romeo konfirmon publikisht ndarjen nga Aleksia Peleshi (VIDEO)

Herën e fundit që kemi dëgjuar për Romeon dhe Aleksian ka qenë një intervistë e vajzës së minsitrit Niko Peleshi e cila tregoi si asnjëherë gjithë njënjën që kishte për të dashurin e saj.

“E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time”, u shpreh ajo publikisht, por më pas u zhduk nga rrjetet sociale duke mbyllur llogarinë e saj.

Por mbrëmjen e djeshme, në “Big Brother VIP” përveç gjithë emocionit që i dhuroi Donaldit, Romeo e mbylli letrën duke shprehur një simpati për Beniadën, shkruan Albeu.com.

“Thuaj ndonje fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë”, u shpreh Romeo me humor, por duke thënë publikisht se është në kërkim të dikujt dhe mesa duket marrëdhënia e tij me Aleksia Peleshin ka marrë fund.

Gjithashtu edhe në daljen e tij në Portokalli, kur po imitonte të vëllain, Donaldi i thotë “Borës” ta marri në “Përputhen” pasi është pa punë.
Pra nga ana e Romeos ndarja është konfirmuar, por nga Aleksia nuk ka asnjë gjurmë./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 11:44