Moment tronditës, ylli i Arsenalit lufton me grabitësit që tentuan t’i merrnin Mercedesin (VIDEO)

Ylli i Arsenalit, Gabriel u përlesh me një grabitës i cili ishte me një shkop bejsbolli në garazhin e makinës së brazilianit për të vjedhur makinën tip Mercedes dhe jo vetëm.

Ata i kanë kërkuar çelësat, telefonin dhe orën sapo futbollisti doli nga makina .

Pamjet zbuluan edhe grabitësin  i cili u sul me shkop bejsbolli pasi në përleshje e sipër me lojtarin e Arsnealit, ky i fundit ia hoqi kapucin dhe e identifikoi.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lavdëruar mbrojtësin e tij pasi pa pamjet. r.t/albeu.com


Shtuar 1.12.2021 11:40