28 – 29 nëntori, afganët festojnë bashkë me shqiptarët (VIDEO)

Shqiptarët kanë festuar dje dhe sot festat e nëntorit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. Bashkë me ne kanë festuar dhe afganët e strehuar në Shqipëri.

“Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh”, shkruan një prej tyre, ndërsa ka ndarë në Twitter momente ku afganët kërcenin me muzikë shqiptare.


Kujtojmë se në vendin tonë, në Durrës dhe Lezhë, janë strehuar qindra shtetas afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre pas marrjes së pushtit nga talebanet.

Talebanët pushtuan Afganistanin vetëm disa ditë pasi Amerika tërhoqi trupat e saj ushtarake./albeu.com

 

 

 


Shtuar 29.11.2021 16:36