Përplasen kokë më kokë dy automjete në rrugën e “Kombit”, plagoset shoferja

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Milot-Rubik, ku për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e një prej mjeteve.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një automjet të cilët janë përplasur kokë më kokë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje po kryen ekspertizën, teksa paraprakisht mendohet se shkak ka qenë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.


Shtuar 7.04.2021 11:08