Boca Juniors e “fiksuar” me Cavanin, e gatshme t’i paguaj pagën që kërkon

Boca Juniors e fiksuar me sulmuesin aktual të Manchester United, Edison Cavani.

33 vjeçarit i skadon kontratën në qershor më “Djajtë e Kuq”, por ka mundësi rinovimi.

Sipas TNT Sports, Boca Juniors do bëjnë çmos për ta transferuar uruguaianin dhe do t’i paguajnë pagat e lojtarit.

Por, nga ana tjetër klubi anglez është duke provuar ta bind Cavanin për qëndrimin edhe për tjetër edicion, sidomos pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i kënaqur me punën e tij.

Cavani këtë edicion në fanellën e Unitedit ka bërë 27 paraqitje duke regjistruar shtatë gola dhe dy asistime./albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 11:12