I shkoi keq operacioni i hundës, aktorja e famshme: U shokova, nuk e njihja veten (FOTO LAJM)

“Unfinished: A Memoir” është libri i botuar nga aktorja e famshme, Priyanka Chopra. Në këtë libër, ajo nuk ka lënë pa rrëfyer edhe ndjesinë që ka patur kur nga darka në mëngjes, hunda saj ishte shndërruar.

Priyanka nuk kishte bërë operacion plastik, por thjesht do të hiqte një polip në hundë. E në momentin që ka hequr fashot pas operacionit, ajo dhe nëna e saj ishin tmerruar.

“Shkova të hiqja një polip (masë) në hundë, por pa dashur mjeku më kishte dëmtuar kurrizin e hundës. Kur hoqa fashot, unë dhe nëna ime u shokuam. Hunda ime origjinale s`ishte më aty. Fytyra ime dukej krejtësisht ndryshe. Nuk isha më unë. Sa herë që shikohesha në pasqyrë, përballë meje më vështronte dikush tjetër. Nuk isha më vetja ime”, ka rrëfyer aktorja e famshme.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se për vite të tëra i është dashur që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve, që të sillte hundën në normalitet.

“Por më në fund u mësova. Në fund të fundit, duhet ta duam veten qoftë edhe me të metat që kemi”, shkruan Priyanka në libër.


Shtuar 7.04.2021 10:55