Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, këmbëngul që sezoni në Itali të vazhdojë, ndërsa është i bindur se do ta sfidojë Juventusin për titullin kampion.
Në një intervistë për “La Repubblica”, kreu i klubit romanist theksoi se titulli i këtij sezoni do të jetë një “finale” midis bardhekaltërve dhe kampionëve në fuqi të Juventusit, e cila do të zgjidhet në një përballje direkte mes tyre.
“Futbolli vazhdon, them kundër interesave të mia. Ne jemi tashmë në Ligën e Kampioneve dhe mund të garantojmë 4 muaj paga. Mendoj për sistemin. E sfidoj Juventusin, e vendosim titullin në një ndeshje. Jo të gjithë punojnë në interes të këtij sistemi. Rrezikojmë të rrëzojmë këtë sistem. Disa shoqëri po përgatitin një dokument të përbashkët, për të treguar se cilat janë rreziqet”, u shpreh Lotito.