Një 70 vjeçar nga Kruja, ka fituar betejën me koronavirusin, pasi ka qendruar për katër javë me radhë në reapartin e terapisë intesive, në spitalin Infektiv.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se gjithçka ka ndodhur falë punës së palodhur të mjekëve.
“Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm covid 19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi
Deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të Infektivit’, shkruan Manastirliu.