Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem, Kavajë mbrëmjen e sotme.
Burimet e para bëjnë me dije se kanë vdekur dy shtetas, burrë e grua në banesën e tyre.
Sipas dyshimeve mësohet se burrë e grua kanë humbur jetën nga asfiksia, nga gazi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/