Rruga e Arbrit do të hapet të hënën.
Gjithsesi punimet do të vijojnë deri në pranverën e vitit tjetër, deri në hapjen plotësisht të segmentit.
Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar tashmë.
Por përveç tuneleve, Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.
Ura e fshatit Fshat në rrugën e re të Arbrit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë.
Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit./albeu.com/