Kush është politikani i vetëm në Serbi që uroi Vjosa Osmanin për detyrën e re

Nikola Sandulovic, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë i uron znj.Vjosa Osmani postin e Presidentes së Republikës të Kosovës!

I vetmi politikan serb që jo vetëm ka një qasje krejt ndryshe nga regjimi aktual i Vuçiçit por edhe i vetmi politikan i Serbisë që prej vitesh ka njohur Kosovën si Republikë dhe disa herë ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.

Bashkëpunimi i Republikanëve të Kosovës dhe Serbisë është modeli se si duhet ndërtuar partneriteti në të ardhmen por jo pa njohur dhe kërkuar falje për krimet e së kaluarës.


Shtuar 6.04.2021 22:33