E ardhmja e Lucas Paquetas te Milani mbetet gjithnjë e më tepër në dyshim.
Braziliani ka luajtur shumë pak këtë sezon, madje trajneri aktual, Pioli, e ka përdorur vetëm si zëvendësues në disa takime.
22-vjeçari ndiqet me shumë interes nga PSG, pasi drejtori sportiv, Leonardo, e pëlqen shumë, por deri tani nuk ka patur asgjë konkrete në lidhje me një ofertë të mundshme.
Së fundmi, për lojtarin është interesuar edhe ish-klubi i tij, Flamengo, që dëshiron ta rikthejë në Brazil në formë huazimi.
Një ofertë e tillë është hedhur poshtë nga klubi milanez, që mund të lejonte largimin e Paqueta vetëm një ofertë shumë të mirë.