Dr. Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në spitalin “Pirogov” në Sofje ka folur për gjendjen e 7 udhëtarëve që i shpëtuan tragjedisë në Bullgari. Ajo tha se mbrëmë janë kryer dy operacione, ndërkohë që sot do të operohen edhe dy pacientë të tjerë që gjenden për kurim në spital, pasi u lënduan në aksidentin që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme.
“6 pacientë janë janë në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Të gjithë pacientë janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur intervenime të suksesshme”, tha dr. Maja Argirova.
Nërsa ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në deklaratën e sotme për media thase me plot të drejtë familjarët e viktimave presin informata zyrtare.
“Familjarët presin informata lidhur me anëtarët e tyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje që ne nuk mund t’i konfirmojmë sepse presim vendim…Dje kam publikuar emrat e të lënduarve me qëllim që tua lehtësoj çështjen”, tha Osmani.