Kanë kaluar tashmë tre muaj negociata, në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe akoma nuk kanë arritur të dakordohen për krijimin e koalicionit dhe formimin e qeveris së re.
Edhe pse takimet janë të shpeshta, përfundimi deri tash po del të jetë i njëjti, pa marrëveshje. E më të dëmtuarit në këtë pjesë po shihet të jenë qytetarët e Kosovës, të cilët janë shprehur të shqetësuar dhe të zhgënjyer për këtë proces, i cili nuk dihet se kur do të mbarojë.
Ismajl Hamiti ka thënë se mos krijimi i qeverisë me kohë do t’i kushtojë shumë të ardhmes së vendit tonë. E tërë fajin për këtë ngecje politike në krijim e qeveris, sipas Hamitit, e ka Lëvizja Vetëvendosje sepse si parti fituese ajo duhet të sakrifikojë më shumë në krijimin e qeverisë.
Qytetari Alban Musa tha se është turp për partitë politike që e mbyten shtetin e Kosovës dhe e kanë lënë shumë mbrapa.Musa shprehet se Lëvizja Vetëvendosje është pak më e mirë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kjo është edhe arsyeja që VV-në janë duke zvarritur në këto procese.E dëshira e Shefqet Borincës është që të mos arrihet marrëveshja në mes VV-së e LDK-së.
“Të gjithë jemi nervoz, ishalla nuk bohet, pse nuk bohet, se s’po kom qejf, Albini duhet me fitu vetëm…Unë lutna mos me u ba marrëveshja aty u kamuflua një grup i bandave, të cilët i dimë kush janë. Albini ose në të shkon në zgjedhje e të dalim të gjithë kush donë me dalë ose kështu ma mirë mos me u ba, le të bahet m… në tana anët” tha Borinca.Ilir Halili tha se fajtor kryesor për moskrijimin e qeverisë me kohë është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse sipas tij janë kaherë në pushtet dhe janë më të korruptuarit.
E Fatmir Bekqeli, Vetëvendosjen e quan vetëfundosje. Sipas tij, të dy partitë janë dembele dhe për këtë arsye nuk po munden me u dakorduar për krijimin e qeverisë së re.Bekqeli tha se nëse vendi do të shkoj në zgjedhje, ai prapë do të dalë të votojë.Milaim Rexhepi, fajtor kryesor për vonimin e krijimit të qeveris e len Lëvizjen Vetëvendosje, pasi është partia e parë fituese dhe e ka barrën për gjithë këto vonesa.Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë përfunduar me 6 tetor, kurse, marrëveshja në mes VV dhe LDK akoma nuk është arritur.