E thirri Basha, ky është formulari për Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor (FOTO LAJM)

Me thirrjen e Lulzim Bashës do të mblidhet Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.

Pak minuta më parë është bërë publike formulari i PD për këtë Kuvend Kombëtar.

Përmbajtja e Formularit:

“Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non Grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur:

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve,
Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar

Emër
Mbiemër
Dega
Funksioni
Nr.Celulari
Nr.ID

Deklaroj sa më poshtë

1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.
2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00″, shkruhet në formular.” thuhet në formularin zyrtarë të PD-së./albeu.com/

 


Shtuar 22.11.2021 20:37