Tani që lamtumira e Ole Gunnar Solskjaer me United është zyrtare, situata për disa lojtarë mund të ndryshojë.
Van de Beek, Cavani, Sancho, Bailly dhe Matic mund ta shohin shkarkimin e norvegjezit si një mundësi për të shkëlqyer dhe për t’i treguar menaxherit të ri se mund t’u besohet.
Përkundrazi, Mason Greenwood, Cristiano Ronaldo dhe Fred do të ishin në polin e kundërt , siç raportohet në ‘Daily Mail’, pasi ata ishin ‘sytë e djathtë’ të Solskjaer dhe, pa të, e ardhmja e tyre mund të mjegullohej. /albeu.com