Një 20 vjeçar me motor është përplasur nga një kamionçinë pasditen e sotme në Durrës.
Pas përplasjes, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 21.11.2021, rreth orës 18:05, në rrugën ” Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/