Ivica Daçiç: Kosova të ndërrojë emrin, është fjalë serbe

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se fjala Kosovë është fjalë serbe dhe shteti i Kosovës duhet ta ndërrojë emrin.

Komentet ai i ka bërë në një reagim për një vendim që është objekt diskutimi në Kuvendin e Kosovës, që të mos shërbehen produkte serbe.

“Nuk jam i befasuar nga asgjë. Por pas kësaj ata duhet ta ndërrojnë edhe emrin sepse Kosovë është fjalë serbe edhe sipas uebsajt të CIA”, është shprehur Daçiq për Kosovo-online.

Ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ai i cili iu ka drejtuar sot Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që të mos shërbehen produkte serbe në bufenë e parlamentit./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 09:38