Qeveria holandeze ka njoftuar sot se edhe këtë vit, hedhja e fishekzjarrëve natën e ndërrimit të viteve, do të ndalohet, për shkak të pandemisë.
Si traditë, në natën e Vitit të Ri, holandezët hedhin fishekzjarrë në rrugë dhe kopshte për të festuar Vitin e Ri.
“Ashtu si vitin e kaluar, shitja dhe hedhja e fishekzjarrëve do të ndalohet”, tha qeveria.
Kujtojmë se javën e kaluar, Holanda rivendosi një bllokim të pjesshëm, duke vendosur një sërë masash shëndetësore, të paktën deri më 4 dhjetor, pasi regjistron një numër rekord të rasteve me Covid-19. Më herët të premten, rreth 22,000 raste të reja u raportuan në 24 orë./albeu.com