Demokratja krah Berishës sulmon ashpër Grida Dumën: U nda nga burri, imorale!

Gazetari Alban Dudushi dhe aktivistja Evi Kokalarin, debatuan ashpër me njëri-tjerin, teksa bëhej fjalë për deputeten e PD-së Grida Duma.

I gjithë debati nisi kur Dudushi i kujtoi sulmin që Kokalari i bëri Grida Dumës ku i përmendi dhe familjen, duke thënë se kjo është një vije e kuqe në komunikim, e cila u shkel.

Dudushi është treguar i ashpër në komunikimin me Kokalarin, të cilës i ka thënë se është e papranueshme që sot e kësaj dite njerëzve tiu futesh në krevat dhe ti përgjosh.

Pjesë nga debati:

Alban Dudushi: E ka tejkaluar, e ka shkelur këtë vijë që ekziston mes zonjave dhe grave. Mua s’më duket e bukur. Ne këtu mezi po mundohemi të vendosim një rregulli në politikë që të merremi me kundërshtarin për atë që paraqet. Kjo përzierja, ky pisllëku jo po kanë ndarë familje… Kjo është e rëndë nga një grua për një grua. Trump ka skandale të jashtëzakonshme seksuale. Ka një skandal me një aktore porne që është bërë publike…

Evi Kokalari: Që humbi gjyqin.

Alban Dudushi: Ka skandal në regjistrimin me gazetarin për gjuhën mizogjene që përdor aty. Vulgaritetin e një burri që i sheh femrat si objekte.

Evi Kokalari: Mos bërtit më tepër, se bërtas unë më shumë. Stop.

Alban Dudushi: Stop mos më thuaj. Kemi patur një raport të mirë bashkë, jo me këtë stop. Bëjmë debat nëse do që të bëjmë debat.

Evi Kokalari: Nuk i kam sulme personale ndaj Grida Dumës, por po ia bëj një politikani, ku jeta e saj është publike, s’është më private. Mos më ndërprit. Të lutem stop.

Alban Dudushi: Nuk të dëgjoj fare po më the stop.

Evi Kokalari: Më akuzon se unë jam femër dhe nuk duhet t’i bëj këto komente. E dyta, të të vijë turp që më thua që unë si grua të mos flas për imoralitetin e një gruaja tjetër sepse është femër, është grua, është vajzë. Ky është një gabim.

Alban Dudushi: Kush je ti që e cakton moralin?

Evi Kokalari: Unë nuk besoj te ‘gender’, unë besoj te liria e individit. Nuk besoj te je femër apo je meshkull. Është imorale, është turp.

Alban Dudushi: Ka 30 vjet që bëhet kjo. Në Shqipëri u janë futur njerëzit në krevat, poshtë krevatit dhe këto janë të turpshme. Nuk duhet të ndodhin. Ti vjen nga maja e Amerikës dhe bën këtë gjë, turp. Nuk duhet të ndodhin këto gjëra.

Evi Kokalari: Unë jam sulmuar për dy muaj me radhë nga njerëzit e Lulzim Bashës. Ku ishte Alban Dudushi dhe të tjerët që t’i thonin Lulzim Bashës turp t’ju vijë që sulmoni me gënjeshtra?

Alban Dudushi: Unë të kam ftuar në studio dhe të kam dhënë hapësirë.


Shtuar 19.11.2021 08:09