Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, pritet të ndërrojë 5 ministra në qeverinë e tij të ardhshme.
Lajmin e bëri të ditur anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Stefan Bogoev, i cili deklaroi se informacionet e tij flasin për ndryshimin e pesë ministrave dhe një zëvendëskryeministri në qeverinë e Zoran Zaev.
“Patjetër që do të ketë diçka pasi që do të arrijmë me Alternativën. Një partner i mundshëm koalicioni për të hyrë me katër deputetë ka të ngjarë të marrë një ministër në qeveri. Cila ministri do të bëhet e ditur në mënyrë plotësuese.
Nuk duhet të ndërrohen më shumë se 1/3 e qeverisë, sepse pastaj bie qeveria. Informacionet e mia thonë se do të ndërrohen pesë ministra dhe mundësisht një zëvendëskryeministër, që të jetë rikonstruim”, theksoi ish-kryetari i Karposhit.
Sipas tij riorganizimi i qeverisë mund të përfshijë Alternativën e Afrim Gashit me katër deputetë që do ta zëvendësojnë Besën./albeu.com/