Solskjaer nervoz me bordin e Manchester United: Mua më duhet më shumë kohë

Ole Gunnar Solskjaer po refuzon të japë dorëheqjen nga Old Trafford.

Norvegjezi pritet të jetë në krye të Manchester Unitedit kundër Watfordit të shtunën, pavarësisht humbjeve poshtëruese ndaj Manchester City dhe Liverpool në javët e fundit.

Forma e tyre e dobët ka bërë që Solskjaer të humbasë mbështetjen e një pjese të madhe të dhomës së zhveshjes, me lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes që thuhet se janë të zemëruar me trajnerin.

Rio Ferdinand sugjeroi që Solskjaer të jepte dorëheqjen pas humbjes nga Manchester City, duke thënë se është koha që norvegjezi duhet të jap dorëheqjen.

Por sipas gazetës së njohur The Sun, Solskjaer nuk e ka ndërmend të largohet nga Teatri i Ëndrrave dhe është i bindur se ai mund t’i kthejë gjërat.

Solskjaer thuhet se është i zemëruar që po gjykohet nga fillimi i keq i këtij sezoni dhe ai ndjen se njerëzit po harrojnë suksesin që ai ka pasur.

Solskjaer ka kërkuar nga bordi i Manchester Unitedit më shumë kohë për ti përmisuar gjërat.

Brendan Rodgers thuhet se është i preferuari i bordit për të zëvendësuar Solskjaer, por norvegjezes mund t’i jepet afat deri në fund të sezonit për të parë nëse ai mund të ndryshojë rezultatet.


Shtuar 18.11.2021 18:17