Vrau Fridman Xhaferrajn dhe e hodhi në rezervuar, bie “në rrjetë” autori

Një nga të dyshuarit për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi Policia e Korçës e kërkonte prej kohësh.

Bëhet fjalë për Kristi Bixhekun, i cili ishte shpallur prej kohësh në kërkim.

Ende po bëhen verifikime pasi ndalimi i tij ka qenë i rastësishëm sipas informacioneve paraprake të marra nga burimet jo zyrtare në polici.

Burime policore bëjnë me dije se Bixheku është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me vrasjen Xhaferrajt ngjarje e ndodhur në qershor të këtij viti ku trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 16:55