Ngjarje tragjike mes Tiranës, hidhet nga pallati e gjen vdekjen 45 vjeçarja

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një grua ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”.

Nga të dhënat paraprake policia bën me dije se ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.Sh., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2020 16:33