Territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore. Por, sipas Meteoalb, parashikohet që në zonat jugore vranësirat të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu në juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë celsius deri në 22 gradë celsius./albeu.com