E konfirmuar, një i burgosur në Shqipëri me koronavirus

Një i burgosur në Shqipëri rezulton i infektuar me koronavirus.

Mësohet se i infektuari është një shtetas italian, me emrin G. Di Cosimo.

I burgosuri i moshës 42-vjeçare, është arrestuar në vitin 2018 në Durrës, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Aktualisht ai po mbahet i karantinuar në një qeli më vete, nga të dënuarit e tjerë, për të shmangur përhapjen.

I burgosuri italian në testin e parë ka rezultuar negativ, por ka qenë testi i dytë ai që e ka nxjerrë pozitiv.

Aktualisht ai ndodhet në burgun “313”, në pritje për tu gjykuar, ku pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj.

42-vjeçari i cili u arrestua dy vite më parë nga forcat speciale RENEA, rezulton si pjesë e një organizate mafioze, ndërsa pasuria e tij në Shqipëri është vënë nën sekuestro, e dyshuar si produkt i aktivitetit kriminal.


Shtuar 21.04.2020 14:13