Festoi Pashkët me shoqërinë, por u gjet i vdekur në banesë: Dyshimet për djalin e biznesmenit

Delvina është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është gjetur nga policia, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lefterhor. Enteo Isufaj punonte si fatorino në linjën Delvinë-Tiranë që është në pronësi të babait të tij.

Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT.

Informacion paraprak

Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.04.2020 12:08