Keta janë 4 futbollistët që pritet të largohen nga Reali gjatë merkatos së verës

Merkatoja e verës së shkuar ishte merkato afrimesh për Realin ndërsa këtë vit priten largime.

Los Blancos do të duhen të shesin një pjesë të lojtarëve, bën të ditur ‘AS’.

Gjigantët spanjollë kanë nevojë të largojnë disa emra të mëdhenj që kanë paga të mëdha, e që nuk janë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Garet Bale, James Rodriguez, Luka Modric dhe Lucas Vazquez, janë emrat që pritet të largohen.

Për t’u befasuar është emri i Luka Modric, që në vitin 2018 fitoi Topin e Artë, çmim që vazhdon të diskutohet, duke thënë se iu ‘vodh’ Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që kishin sezone shumë të mira.


Shtuar 21.04.2020 12:14