”Tani nanë e foshnje jeni engjëj në qiell”, dedikimi rrëqethës i burrit që humbi gruan shtatzënë nga COVID 19

Ditën e sotme ka humbur jetën në Gjakovë një grua shtatzënë e cila ishte e infektuar me COVID-19. Por, nuk ka munguar edhe një reagim nga burri i saj, i cili shprehet se foshnja bashkë me gruan e tij tashmë ndodhen në parajsë.

“Aq shumë e doje jetën saqë luftove deri në momentin e fundit për jetën tande bashkë me jetën e foshnjës në kraharorin tand. Tani me foshnjën tënde në parajsë, gëzoni lumturinë e jetës së amshuar.

Ishe një grua, nënë, bijë, motër, nuse shumë e qetë, plotë lumturi, dashuri, kujdes për të tjerët. Tani ju, nanë e foshnje, jeni engjëj në qiell, të cilët luteni për ne e na mbroni. Mos na harro”, janë fjalët e burrit, shkrujnë mediet vendase. Mësohet se çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Gruaja e infektuar humbi jetën ditën e sotme dhe lajmi u bë i ditur drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj. Numri total i të infektuarve me koronavirus aktualisht është 598, ndërsa i të shëruarve 123. Qeveria ndërkohë ka marrë një sërë masash shtrëngueshe dhe shumë qytete janë në karantinë.


Shtuar 21.04.2020 11:56