Kandidati i LDK-së Përparim Rama fitoi ditën e djeshme në komunën e Prishtinës, duke u bërë kështu kryetar. Sot, ai, së bashku me gruan e tij kanë dalë shëtitje nëpër kryeqytet.
Rama ka postuar disa foto në Facebook dhe shkruan se kjo fitore është e Prishtinës.
“Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm”, shkruan ndër të tjera Rama.
“Prishtina ime e zemrës!
Kjo fitore është e jotja!
Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!
Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës. Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.
Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!
Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.
Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.
Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.
Ju dua!”, shkruan Rama./albeu.com